Një stuhi historike dimërore ka përfshirë SHBA-në, me temperatura që kanë zbritur deri në –46°C dhe reshje të dendura bore në disa rajone. Në të paktën 12 shtete është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ndërsa dhjetëra mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike. Mbi 10 mijë fluturime janë anuluar, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se deri në 220 milionë njerëz mund të preken nga i ftohti ekstrem dhe pasojat e stuhisë.
