Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, priti në takim drejtoren e NDI-së në Kosovë, Nancy Soderberg, me të cilën diskutoi zhvillimet politike dhe avancimin e proceseve parlamentare. Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të NDI-së për fuqizimin e Kuvendit, transparencën dhe përfshirjen qytetare, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për thellimin e demokracisë në vend.
