Funeral Madhështor në Iran për Elitën ushtarake dhe shkencore të vrarë

Para 10 muaj

Në Teheran po zhvillohet një funeral shtetëror për rreth 60 persona të vrarë gjatë konfliktit 12-ditor me Izraelin, mes të cilëve ndodhen komandantë ushtarakë të lartë dhe shkencëtarë bërthamorë.

Ceremonia po mbahet në Sheshin Enghelab, ku mijëra qytetarë të veshur me të zeza janë mbledhur për të nderuar të rënët. Arkivolët, të mbuluar me flamuj iranianë dhe portrete të viktimave, janë rrethuar nga turma që brohoriste slogane patriotike dhe mbante flamuj e fotografi.

Ndër të vrarët është edhe Mohammad Bagheri, shefi i shtabit të forcave të armatosura të Iranit dhe një nga figurat më të larta ushtarake të vendit.

Lajmin e ka raportuar BBC,