Festoi me shqiponjë, sportisti kosovar diskualifikohet në Mal të Zi

Para 25 ditë

Pingpongisti i ri nga Ferizaj, Rejan Krasniqi, u diskualifikua nga turneu ndërkombëtar “Podgorica Open” në Mal të Zi pasi festoi fitoren në finale duke bërë simbolin e shqiponjës me duar. Vendimi u mor menjëherë pas ndeshjes nga organizatori i turneut, ndonëse klubi i tij “Gani Maloku” thekson se veprimi ishte spontan, jo provokues dhe nuk ndikoi në garë. Klubi e cilësoi diskualifikimin si të padrejtë dhe të njëanshëm.