Si pasojë e erërave të fuqishme dhe incidenteve të raportuara gjatë ditës, ekipet emergjente kanë intervenuar në 17 raste në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.
Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, intervenimet janë realizuar nga zjarrfikësit, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, Ndërmarrja Publike “Gjelbër” dhe policia, kryesisht për largimin e kulmeve, llamarinave, reklamave, prerjen e drunjve dhe trajtimin e zjarreve. Dy raste vazhdojnë të jenë ende aktive.
