Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se nga 16 prilli deri më 12 maj janë konfirmuar 14 raste me fruth në Kosovë, ku më së shumti raste janë regjistruar në Ferizaj. Sipas IKSHPK-së, të gjithë të infektuarit kanë qenë të pavaksinuar me vaksinën MMR dhe kanë kërkuar trajtim spitalor.
