20-vjeçari shqiptar vritet me thikë në Suedi, dyshohet për hakmarrje pas konfliktit të nisur më 2011

Para pak minutash

Një 20-vjeçar shqiptar, Elion Veseli, është vrarë me thikë pas një përleshjeje në qendër të Kristianstad. Për rastin janë arrestuar tre persona, ndërsa dyshimet lidhen me një konflikt të vjetër mes dy familjeve shqiptare që daton nga viti 2011.

Sipas informacioneve, përplasja kishte nisur vite më parë gjatë një turneu futbolli për fëmijë dhe tensionet mes familjeve kishin vazhduar ndër vite. Autoritetet suedeze nuk kanë dhënë ende detaje shtesë, pasi hetimet për rastin janë në vazhdim.