Erëra të fuqishme, reshje të dendura shiu dhe stuhi kanë përfshirë Zagrebin mëngjesin e sotëm. Zagreb Autoritetet meteorologjike kroate kanë lëshuar paralajmërime për bubullima, breshër dhe erëra të forta, ndërsa borë ka rënë edhe në Sljeme. Qytetarëve u është bërë thirrje të qëndrojnë në ambiente të mbyllura deri në përmirësimin e motit.
