Rreth orës 09:15 të mëngjesit të sotëm, një depo e një kompanie përgjatë magjistrales Ferizaj–Kaçanik ka shpërthyer në zjarr, në afërsi të udhëkryqit me rrugën “Driton Islami”.
Zjarrfikësit kanë arritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për ta vënë nën kontroll zjarrin, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet.
