Astrit Kabashi fitues i dy çmimeve në konkursin “Katarina Josipi” 2025

Para 4 muaj

Ministria e Kulturës ka mbajtur sot ceremoninë e ndarjes së çmimeve për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi” për vitin 2025. Çmimi i parë iu nda Astrit Kabashit për dramën “Lufta”, ndërsa ai u vlerësua edhe me çmimin e dytë për veprën “Pse ke frikë”.

Çmimi i tretë u fitua nga Florent Kurtalani për dramën “Kurora”.

Konkursi “Katarina Josipi” synon vlerësimin dhe promovimin e krijimtarisë dramatike në gjuhën shqipe, duke mbështetur autorët vendorë dhe zhvillimin e dramaturgjisë bashkëkohore.