Çifti i njohur nga “Big Brother Vip Kosova”, Ana dhe Kevini, vazhdojnë të jenë ndër më të përfolurit në rrjetet sociale. Dyshja, që u njohën dhe filluan romancën e tyre gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK-së, shpesh ndajnë momente të përbashkëta me ndjekësit e tyre.
Së fundmi, Ana ka zhvilluar një sesion pyetjesh dhe përgjigjesh me fansat në Instagram, ku një prej ndjekësve e ka pyetur nëse planifikojnë të bëjnë dasmë apo do të vazhdojnë vetëm me bashkëjetesë.
“A mendoni me bo dasëm apo vetëm bashkëjetesë?”, ishte pyetja drejtuar ish-banores së “Big Brother Vip Kosova”.
Përgjigjja e Anës ka befasuar shumë ndjekësit, pasi ajo shkroi shkurt:
“Nashta jena martu, po s’kena bo dasëm.”
Kjo deklaratë ka ngritur menjëherë dyshime se çifti mund të jetë martuar në fshehtësi, pa ceremoni publike apo njoftim për fansat.
Megjithatë, pavarësisht enigmës që la pas përgjigjja e saj, Ana dhe Kevini duken shumë të lumtur përkrah njëri-tjetrit, duke vazhduar të publikojnë foto e video të përbashkëta plot dashuri në rrjete sociale.

