Sipas një sondazhi, Ushtria e Kosovës gëzon besimin më të lartë të qytetarëve, me rreth 87 për qind.
Ngjashëm ata i besojnë edhe policisë së vendit.
E këtë po e konstaton një matje që është bërë këtë vit nga organizata WeBalkans.
Por, ky fat nuk po i përcjell edhe partitë politike. Ato dolën keq me besueshmëri, me vetëm 25 përqind të popullatës.
Fajin për këtë, sipas politologut Arbnor Sadiku, e kanë vet politikanët.
Sipas këtij sondazhi, në mesin e institucioneve të besuara është edhe Presidenca me 77 përqind, si dhe autoritetet fetare me veç 1 përqind më pak.
Qeveria e Kosovës gëzon besimin prej 64 përqind, ndërsa kuvendi ka nivel më të ulët me 57 përqind. Besim të ulët shënojnë edhe institucionet e drejtësisë.
