Haziri: Osmani mbetet e vetmja e nominuar nga LDK për presidente

Para pak minutash

Lutfi Haziri ka dalë me një sqarim pas deklaratave të tij për postin e presidentit, duke theksuar se qëndrimi i LDK-së nuk ka ndryshuar. Sipas tij, Vjosa Osmani mbetet e vetmja e nominuar nga radhët e LDK-së për presidente.

Ai gjithashtu ka deklaruar se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, mbetet adresa e vetme për zhvillimin e proceseve politike në të ardhmen e afërt.

Postimi i plotë

Sqarim për interesimin e publikut

Asgjë s’ka ndryshu. Nominimi për presidente i Vjosa Osmanit mbetet i vetmi emër nga radhët e LDK-së. Në kuadër të debatit paszgjedhor, në emër të LDK-së kam paraqitur parimet gjithëpërfshirëse dhe modalitetet për bashkëpunim të mundshëm, për krijimin e stabilitetit politik dhe institucional.

Kryetari Lumir Abdixhiku mbetet adresa e vetme për zhvillimin e proceseve politike në të ardhmen e afërt.

Kërkesat politike, ndërkaq, çfarëdo natyre qofshin, do të trajtohen brenda strukturave legale të LDK-së.

Demokracia është barazvlefshme me lirinë dhe pavarësinë e Republikës.

Kauza “një parti, një shtet” është kauzë e humbur.

Askush mbi Republikën!