Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka sqaruar qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me sloganin e njohur “Jo negociata, Vetëvendosje”. Në një intervistë në RTK, në kuadër të 20-vjetorit të themelimit të partisë, Haxhiu tha se ky slogan nuk ka qenë kundërshtim ndaj dialogut si proces, por ndaj negociatave që zhvillohen pa parime dhe pa kushte të qarta.
“Ne gjithmonë kemi thënë ‘jo negociata pa parime’,” ka theksuar Haxhiu, duke shtuar se Vetëvendosje nuk ka qenë kurrë kundër dialogut, por e ka kundërshtuar mënyrën se si ai është zhvilluar ndër vite, kur sipas saj, nuk janë respektuar interesat dhe parimet kombëtare.
Kjo qasje, sipas ministres në detyrë, ka qenë pjesë e qëndrimit të partisë që nga koha kur ishin në opozitë, duke theksuar rëndësinë e një dialogu të drejtë dhe me parime të qarta për të ardhmen e Kosovës.
