Jessica Alba kapet në Londër në krahët e një burri misterioz, disa muaj pas ndarjes nga Cash Warren

Para 1 vit

Jessica Alba është parë duke kaluar momente të afërta me një burrë misterioz në Londër, vetëm pak muaj pasi zyrtarisht kërkoi divorcin nga bashkëshorti i saj prej 17 vitesh, Cash Warren.

Ylli i “Fantastic Four”, 43 vjeç, u fotografua në Regent’s Park duke u shëtitur dorë për dore dhe duke u puthur me një burrë të panjohur, në një pamje që sugjeron një lidhje të re.

Sipas dëshmitarëve, çifti u pa i përqafuar në një ambient të qetë dhe të relaksuar, duke lënë të kuptohet se Jessica mund të jetë duke hapur një kapitull të ri në jetën e saj personale, shkruan DailyMail.