Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka arrestuar dy mjekë të dyshuar nga spitali i Vushtrrisë, me iniciale E.S. dhe V.R., nën dyshimin për marrje ryshfeti. Sipas hetimeve fillestare, E.S. dyshohet se ka kërkuar dhe pranuar para në tri raste, ndërsa V.R. në pesë raste, në këmbim të shërbimeve shëndetësore. Të dyve u është caktuar ndalim 48-orësh.
