Zhduket një grua në Deçan, policia nis kërkimin

Para pak minutash

Sot, më 12.05.2026, rreth orës 12:00, në Stacionin Policor në Deçan ka ardhur një qytetar i cili ka raportuar se familjarja e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Ankuesi ka dalë buzë lumit për ta kërkuar, por nuk e ka gjetur. Policia menjëherë ka marrë masat e nevojshme për gjetjen e personit të zhdukur. Në koordinim me prokurorin e shtetit, rasti cilësohet ‘person i zhdukur’, ndërsa njësitet relevante janë duke punuar intensivisht për gjetjen e saj”, tha Rugova.

Policia ka apeluar tek qytetarët që nëse kanë ndonjë informacion mbi vendndodhjen e gruas, ta raportojnë menjëherë në stacionet policore.

Kërkimet vazhdojnë intensivisht në zonën e Deçanit dhe rrethinë për të siguruar gjetjen e personit të zhdukur.