Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e plotë të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit.
Kësaj liste i prin Vjosa Osmani, pasuar nga Lumir Abdixhiku, Kujtim Shala, Doarsa Kica-Xhelili, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku-Sadriu, Albena Reshitaj, Ukë Rugova, Jeta Statovci dhe Anton Quni, që përbëjnë top-10.
Në postimin e LDK-së në Facebook, thuhet se “kjo është lista fituese”.
“110 kandidatë. 110 përfaqësues të një ideje për Republikën; të një Republike me dinjitet, me institucione të forta, me zhvillim, me aleanca të palëkundura perëndimore dhe me njerëz në qendër të saj”.
“Një ekip që bashkon përvojën dhe energjinë e re. Integritetin, profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj Republikës”.
“Me njerëz që vijnë nga çdo anë e Kosovës, nga diaspora, nga jeta akademike, profesionale e qytetare; me gra e burra që besojnë se ky vend meriton më shumë qetësi, më shumë siguri dhe më shumë shpresë. Ky është ekipi ynë. 7 qershori është dita e ringritjes se madhe”, tha LDK në postimin e saj.
Kjo është lista e plotë:

