Konjufca: Osmani e goditi Qeverinë në 2024, por VV-ja fitoi dy zgjedhje

Para pak minutash

Nënkryetari i Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se raportet mes partisë dhe presidentes Vjosa Osmani nisën të ftohen gjatë vitit 2024, pas kritikave të saj publike ndaj Qeverisë së Albin Kurti për raportet me SHBA-në.

Konjufca tha se deklaratat e Osmanit në Kuvend ishin “goditje të hapur” ndaj Qeverisë dhe treguan se ajo nuk ishte më në të njëjtën vijë me LVV-në. Ai shtoi se, megjithatë, Vetëvendosje arriti të fitojë dy palë zgjedhje pavarësisht kritikave të saj.

Sipas tij, jo të gjitha arsyet e ndarjes me Osmanin do të bëhen publike, pasi LVV nuk dëshiron të përdorë çështjet sensitive shtetërore për fushatë politike.