Sveçla: Zbulohen sërish armë dhe pajisje ushtarake në veri

Para 10 ditë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se edhe sot janë gjetur armë, granata dore dhe pajisje të tjera ushtarake në veri të vendit. Sipas tij, armatimi është zbuluar në dy lokacione në komunën e Zubin Potokut. Sveçla theksoi se institucionet do të vazhdojnë operacionet deri në çrrënjosjen e plotë të elementeve kriminale.