Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar mënyrën e interpretimit të procedurave për zgjedhjen e Presidentit, duke thënë se Albulena Haxhiu e ka interpretuar gabimisht aktgjykimin e vitit 2011. Sipas tij, në dy raundet e para kërkohet prania e dy të tretave të deputetëve (80), ndërsa vetëm në raundin e tretë mjaftojnë 61 vota. Hasani theksoi se, në momentin kur u pa se nuk kishte 80 deputetë në sallë, seanca duhej të ndërpritej dhe nuk mund të vazhdohej tutje.
