Alarm në Pejë: Policia kap 7 armë, granatë dhe mbi 100 fishekë brenda një jave

Para 14 oresh

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh dhe municioni gjatë aksioneve të zhvilluara nga 18 deri më 26 prill. Në operacione të ndara janë konfiskuar 7 armë, një granatë dore, 114 fishekë dhe 8 karikatorë, duke ngritur shqetësime për sigurinë në këtë zonë.