KESCO ka njoftuar se, në bashkëpunim me KEK dhe sipas rekomandimeve të ZRRE, është arritur një marrëveshje për menaxhimin më efikas të kostove të energjisë elektrike. Marrëveshja parashikon një mekanizëm të përkohshëm për shpërndarjen e kostove, me qëllim që të shmanget rritja e menjëhershme e tarifave për konsumatorët. Ky hap synon të ruajë stabilitetin e sistemit energjetik dhe të mbrojë qytetarët nga ngarkesat e papritura financiare, në një kohë kur rritet nevoja për import të energjisë.
