Sot, shenohet fillimi i luftës në Kosovë, përkujtohet 27 vjetori i Betejës së Likoshanit dhe Çirezit

Para 10 muaj

Sot, shenohet fillimi i luftës në Kosovë, përkujtohet 27 vjetori i Betejës së Likoshanit dhe Çirezit

28 shkurti 1998 është një datë e rëndësishme në historinë e Kosovës, pasi shënon fillimin zyrtar të luftës së armatosur mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe forcave serbe. Kjo ditë lidhet me një ngjarje tragjike në fshatin Likoshan dhe më pas në Qirez, në Drenicë, ku forcat serbe kryen një sulm të përgjakshëm ndaj familjeve shqiptare.
Kjo ngjarje shënoi një përshkallëzim të luftës, pasi UÇK-ja reagoi me sulme të armatosura kundër forcave serbe.
Forcat serbe gjatë aksionit që e ndërmorën kundër fshatrave Qirez e Likoshan të Drenicës, më 28 shkurt të vitit 1998, i vunë në përdorim edhe tanket, helikopterët e artilerinë e rëndë, me ç’rast i vranë e i masakruan 24 shqiptarë, në mesin e tyre kishte edhe të mitur dhe një grua shtatzënë.
Në Qirez e Likoshan forcat serbe i vranë:
Katër ushtarë të UÇK-së.
1.Rexhep Rexhepin (63),
2.Beqir Rexhepin (30),
3.Muhamet Gjelin (70),
4.Naser Gjelin (38),
dhe njëzetë civil të pa fajshëm në shtëpitë e tyre.
1.Ilir Nebihun (30),
2.Rukije Nebihun (27 vjeç, shtatzënë),
3.Xhemshir Nebihun (33),
4.Beqir Sejdiun (26),
5.Nazmi Sejdiun (24),
6.Bedri Sejdiun (24),
7.Bekim Sejdiun (23),
8.Ibish Ramën (38),
9.Smajl Behramin (30),
10.Behram Fazliun (50),
11.Ahmet Ahmetin (50),
12. Gani Ahmetin (46),
13.Hilmi Ahmetin (44),
14.Hamzë Ahmetin (44),
15.Driton Ahmetin (23),
16.Naim Ahmetin (22),
17.Lumni Ahmetin (19),
18.Shemsi Ahmetin (18),
19.Basri Ahmetin (18),
20.Elhami Ahmetin (16).
Komunat Skenderaj dhe Drenas në bashkëpunim me shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së kanë njoftuar se janë organizuar homazhe nga ora 12:00, ne kompleksin e varrezave të Dëshmorëve në Likoshan, po ashtu në nderim dhe kujtim të dëshmorëve dhe martirëve të rënë në Betejëm Likoshan-Çirez kanë paralajmruar vizitë edhe krerët institucional.
L A V D I