Sami Lushtaku intervistohet nga Policia, qytetarët mblidhen para stacionit në Skenderaj

Para pak minutash

Sami Lushtaku po intervistohet në stacionin policor në Skenderaj lidhur me incidentin e djeshëm me kreun e degës së Lëvizja Vetëvendosje, Hysni Mehani.

Intervistimi vjen një ditë pasi Policia e Kosovës, përfshirë Njësinë Speciale, zbarkoi në qendër të qytetit, duke nxitur reagime dhe protesta nga qytetarët.

Edhe sot, qytetarë të shumtë janë mbledhur para stacionit policor së bashku me ish-deputetin Mërgim Lushtaku, në pritje të përfundimit të intervistimit të Lushtakut.