Musliu pas incidentit në Skenderaj: Dhuna verbale po nxit përçarje dhe tensione

Para 18 oresh

Ganimete Musliu ka reaguar pas incidentit në Skenderaj mes Sami Lushtaku dhe Hysni Mehani, duke deklaruar se është kundër çdo forme të dhunës.

Ajo tha se prej vitesh po zhvillohen fushata linçimi dhe gjuhë urrejtjeje ndaj figurave të luftës dhe ish-pjesëtarëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke shtuar se dhuna fizike shpesh vjen si pasojë e dhunës verbale dhe dehumanizimit në diskursin publik.

Musliu akuzoi qasjen politike të kryeministrit Albin Kurti për tensionet në Skenderaj, ndërsa theksoi se Sami Lushtaku “ishte, është dhe do të mbetet çlirimtar”. Ajo kërkoi që të dënohen të gjitha format e dhunës pa selektivitet politik apo rajonal.