Osmani zbulon mesazhin e Trumpit: “Askush s’guxon t’ia prekë kufijtë Kosovës”

Para 17 oresh

Vjosa Osmani ka deklaruar se Kosova nuk duhet ta humbasë momentumin e krijuar në raportet me SHBA-në, duke theksuar rëndësinë e forcimit të partneritetit strategjik me amerikanët.

Në emisionin “Rubikon”, Osmani tha se Presidenca ka punuar mbi një vit për ndërtimin e relacioneve me administratën e Donald Trump, duke shtuar se kjo ka sjellë qëndrime të qarta amerikane në mbështetje të Kosovës.

Ajo përmendi edhe një letër që, sipas saj, ia kishte dërguar Trumpi, ku thuhej se “askush nuk guxon t’i prek kufijtë e Kosovës”, duke e cilësuar këtë si dëshmi të mbështetjes së fuqishme amerikane ndaj vendit.