Rrëzohet lisi në Prishtinë, dëmtohen dy vetura

Para 10 ditë

Një lis është rrëzuar sot në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë, duke dëmtuar dy vetura të parkuara. Sipas komandantit të zjarrfikësve, Mal Gashi, nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë menjëherë, duke prerë dhe larguar lisin nga rruga, e cila tashmë është bërë e qarkullueshme.