Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin në rastin e mashtrimit me kriptovaluta

Para 21 oresh

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar paraburgim ndaj të dyshuarit V.N., i cili dyshohet për përfshirje në një skemë mashtrimi me kriptovaluta në Ferizaj. Sipas hetimeve, ai së bashku me dy persona të tjerë dyshohet se u janë paraqitur viktimave si posedues të kriptovalutës USDT dhe, përmes një takimi në një lokal të marrë me qira, kanë arritur t’ua marrin 12 mijë euro. Prokuroria njofton se i dyshuari kishte qenë në arrati që nga aksioni i 29 prillit, ndërsa autoritetet dyshojnë se grupi planifikonte të realizonte mashtrime të ngjashme edhe në Kaçanik.