Raportohet se një punëtor dyshohet të ketë rënë nga një ndërtesë në ndërtim e sipër në Fushë Kosovë. Lidhur me rastin, mediat kanë kontaktuar Policinë, por deri më tani nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga autoritetet. Detaje të tjera pritet të bëhen të ditura pas verifikimeve zyrtare.
