Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë Albin Kurti për kryeprokurorin Blerim Isufaj, duke theksuar se mandatin e ushtron në mënyrë të pavarur, profesionale dhe në përputhje me ligjin. PSRK-ja tha se nuk komenton deklarata politike të pavërteta dhe se integriteti institucional ndërtohet mbi punën, transparencën dhe respektimin e ligjit.
