Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Fahrije Hoti, ka reaguar ndaj deklaratës së Glauk Konjufca, e cila u interpretua si ofendim ndaj ish-presidentes Vjosa Osmani. Hoti tha se përmes sulmeve të tilla po nënçmohen gratë që punojnë dhe kontribuojnë në shoqëri, duke shtuar se “Kosova nuk ecën përpara duke nënçmuar gratë”.
