Bojan Jevtiq është dënuar me 6 vjet burg dhe 2 mijë euro gjobë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pas pranimit të fajësisë për spiunazh dhe armëmbajtje pa leje. Gjykata ia vazhdoi paraburgimin, urdhëroi konfiskimin e provave dhe shkatërrimin e armës së sekuestruar. Ish-togerit të Policisë së Kosovës iu ndalua edhe ushtrimi i funksioneve publike për 5 vjet pas vuajtjes së dënimit.
