Prokuroria e Romë ka kërkuar burgim të përjetshëm për Mark Antony Samson, i akuzuar për vrasjen brutale të ish-të dashurës së tij, Ilaria Sula. Sipas hetimeve, ai e vrau me thikë në banesën e tij dhe më pas fshehu trupin në një valixhe, të cilën e hodhi në një humnerë në zonën e Capranica Prenestina. Prokuroria e cilësoi krimin si të planifikuar dhe të kryer me gjakftohtësi, ndërsa i akuzuari tashmë e ka pranuar veprën.
