Muzeu i Shtabit të UÇK-së në Likoc pa rrymë tash e një vit

Para 6 oresh

Muzeu i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ka mbetur pa energji elektrike tash e një vit për shkak të një borxhi prej 387 eurosh. Veterani Fehmi Kadriu, i cili kujdeset për objektin, tha se mungesa e rrymës po vështirëson funksionimin e muzeut dhe vizitat e qytetarëve. Institucionet përgjegjëse kanë premtuar zgjidhje të shpejtë të problemit.