Prokurorja e Shtetit, Javorka Perlinqeviq, ka kërkuar burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt: Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.
Kërkesa u paraqit gjatë fjalës përfundimtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku prokuroria propozoi që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen me dënimin maksimal.
Sipas prokurores, gjatë shqyrtimit gjyqësor janë dhënë tri versione të ndryshme të ngjarjes nga të akuzuarit, të cilat, sipas saj, përbëjnë përpjekje për shmangie të përgjegjësisë dhe bartje të fajit tek njëri-tjetri.
