Policia e Kosovës ka njoftuar se mesazhet SMS që qarkullojnë për “Njoftim për Gjobat në Trafik” janë mashtruese dhe nuk janë dërguar nga institucionet zyrtare. Këto mesazhe përmbajnë linqe të rreme me qëllim mashtrimin e qytetarëve. Policia u bën thirrje qytetarëve të mos kryejnë pagesa dhe të mos japin të dhëna personale.
