Egli Tako në dhjetor të vitit 2024 u bë pjesë e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, duke qenë banorja e parë që hyri në shtëpinë e famshme.
Gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP”, Egli u përball me sfida të ndryshme, përfshirë edhe diskutime mbi jetën e saj personale. Në një intervistë brenda shtëpisë, ajo foli për herë të parë mbi ndarjen nga aktori i humorit, Olsi Bylyku, pas një lidhjeje pesëvjeçare. Egli theksoi se, pavarësisht ndarjes, ruan respekt dhe mirënjohje për momentet e bukura të kaluara së bashku.Nëse nuk e keni ditur, ajo ka përfunduar studimet në regji dhe aktrim, duke kombinuar kështu pasionin për artin me atë për sportin, shkruan “Kosovarja”.Në “Big Brother VIP”, mbi të gjitha komentohet fiksimi i saj për Gjestin.

