Në Verboc është shënuar përvjetori i rënies së 280 martirëve dhe 42 dëshmorëve që sakrifikuan jetën për lirinë e vendit. Gjatë ceremonisë u nderua edhe figura e Ilaz Kodra për kontributin e tij në luftën çlirimtare. Në kompleksin memorial të fshatit prehen 73 martirë, ndërsa të tjerët janë varrosur në zonat përreth.
