Një person është arrestuar nën dyshimin për ngacmim seksual pas hetimeve të nisura më 27 prill 2026, bazuar në informacione nga një emision hulumtues televiziv. Në koordinim me prokurorinë, njësiti i hetimeve ka ndërmarrë veprime që çuan në arrestimin e tij rreth orës 15:30.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Ndalimit, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.
