Ka ndërruar jetë Sanije Musa, ish-pjesëtare e UÇK-së në Brigadën 141 “Mehë Uka”.
Lajmin e bëri të ditur kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, i cili vlerësoi kontributin e saj në luftë dhe në paqe, si dhe angazhimin si sekretare e OVL-UÇK në Mitrovicë.
Ai theksoi se Musa do të kujtohet si luftëtare e lirisë dhe grua me vlera të larta, duke shprehur ngushëllime për familjen dhe bashkëluftëtarët.
