Sonte, në një atmosferë festive dhe plot emocione, familja e kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, po feston kanagjegjin e vajzës së tij më të vogël, Leonita.
Për këtë ditë të rëndësishme, Limaj është shfaqur i veshur me uniformën e veteranit të UÇK-së, si simbol i rrugëtimit të tij dhe i vlerave që përfaqëson. Ky gjest u prit me emocione dhe respekt, duke i dhënë një mesazh të fortë krenarie dhe përkushtimi.
Pamjet nga mbrëmja festive janë shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale, duke u shoqëruar me urime për çiftin dhe familjen Limaj.
