Oda Amerikane: Gazi nga SHBA-ja mund të forcojë sigurinë energjetike të Kosovës

Para pak minutash

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka prezantuar një dokument që analizon potencialin e gazit të lëngshëm natyror nga SHBA-ja për Kosovën. Drejtori ekzekutiv, Arian Zeka, tha se gazi amerikan mund të luajë rol kyç në forcimin e sigurisë energjetike dhe uljen e varësisë nga importi i energjisë elektrike. Ai shprehu shqetësim për mungesën e një qëndrimi të qartë institucional për përfshirjen e Kosovës në rrjetet rajonale të gazit, ndërsa theksoi se ekziston interes nga investitorët amerikanë për të investuar në sektorin energjetik të vendit.