Ekonomistët kritikojnë ndarjen e 2 milionë eurove për linjat ajrore

Para 1 ditë

Ekonomistët kanë vlerësuar se 2 milionë eurot e ndara nga Qeveria për subvencionimin e linjave ajrore do të mund të përdoreshin për të zbutur rritjen e çmimeve të derivateve dhe për të mbështetur sektorin e bujqësisë. Ekonomisti Remzi Smajli tha se shumë bujq nuk kanë pasur mundësi të punojnë tokat për shkak të kostos së lartë të naftës. Ndërkohë, analisti politik Adrian Zeqiri vlerësoi se vendimi i Qeverisë synon të largojë vëmendjen nga problemet ekonomike dhe inflacioni. Kryeministri Albin Kurti deklaroi se subvencioni është marrë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme dhe jo për arsye elektorale.