Millanoviq – Vuçiqit: Mos i frikëso qytetarët me luftëra imagjinare

Para 1 ditë

Presidenti i Kroaci, Zoran Milanović, ka kundërshtuar deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vučić lidhur me pretendimet për një aleancë ushtarake mes Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë kundër Serbisë. Milanoviq tha se deklarata të tilla janë “komike dhe shqetësuese”, duke shtuar se Vuçiq po frikëson qytetarët serbë pa arsye. Reagimi vjen pasi Kroacia kishte nënshkruar një deklaratë bashkëpunimi në fushën e sigurisë me Kosovë dhe Shqipëri.