Mijëra qytetarë mblidhen në “Skënderbeu” për marshin “Drejtësi, jo politikë”

Para 2 muaj

Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë është përgatitur për të pritur mijëra qytetarë në marshin për çlirimtarët me moton “Drejtësi, jo politikë”.

Qytetarë nga qytete të ndryshme të Kosova kanë nisur të tubohen me flamuj kombëtarë dhe me simbole të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke e kthyer sheshin e kryeqytetit në një pikë bashkimi në Ditën e Pavarësisë.