Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota pro ligjin për amnistinë penale, i cili mundëson lirimin e menjëhershëm të 466 personave të dënuar. Përfitues janë të dënuarit me deri në 3 vite burg ose ata që kanë të pashlyer deri në këtë masë dënimi, ndërsa për gratë kufiri është deri në 4 vite. Nga të liruarit, 11 janë gra dhe 1 i mitur. Po ashtu, 869 të dënuar të tjerë do të përfitojnë ulje të dënimit. Në seancën e miratimit mori pjesë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
