Shkolla private, e bazuar në Prishtinë, është nën pronësi të Valbona Petrovcit, ish-asamblistes së LVV-së dhe bashkëshortes së aktorit Enver Petrovcit, një admirues i kryeministrit Albin Kurti që vitin e kaluar shkaktoi debat të fortë për një deklaratë përçmuese ndaj ish-eprorëve të UÇK-së.
Një shumë ende e panjohur financiare, nga buxheti i shtetit do të zbrazet direkt në xhirollogaritë bankare të shkollës private të muzikës “Amadeus” me bazë në Prishtinë.
Arsyeja ndërlidhet me pjesëmarrjen e planifikuar të orkestrës së shkollës në një festival ndërkombëtar në Vjenë verën e këtij viti.Të mërkurën, qeveria në detyrë e miratoi vendimin për “ndarjen e mjeteve financiare për mbështetje të orkestrës”, por nuk e zbuloi shumën e mjeteve që do t’i ndahen shkollës.“Me këtë mbështetje ndaj orkestrës së vetme të fëmijëve, që është vazhdimisht aktive dhe me program të gjerë, do të arrijmë që nëpërmjet këtij përfaqësimi në Vjenë të Austrisë – në mesin e pjesëmarrësve nga shumë vende të botës – të promovohet vendi dhe kultura jonë nëpërmjet brezave të rinj”, tha kryeministri .
Kurti tha se mbështetja do të bëhet ndërmjet Fondit të Programit dedikuar për Promovimin e Vendit, i cili funksionin brenda Zyrës së Kryeministrit.
insajderi
