Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka deklaruar se çdo cenim i sigurisë së Kosovës përbën njëkohësisht edhe cenim të sigurisë së Shqipërisë.
Në një prononcim për TCH, ai theksoi se paqja dhe stabiliteti në Kosovë mbeten prioritet i përbashkët ndërkombëtar, duke shtuar se Shqipëria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në çdo rrethanë.
Hoxha u shpreh se Kosova nuk është e vetme dhe se çdo zhvillim në terren duhet parë në këtë kontekst, duke ritheksuar qëndrimin e Shqipërisë për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
