Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku i riu Rexhë Brahimaj ka humbur jetën pasi u ther me thikë.
Sipas policisë, viktima fillimisht u dërgua për trajtim në QKMF dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve. Autoritetet konfirmojnë se i dyshuari për rastin është ende në arrati, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.
